Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sulmohet një person në Prishtinë

Prishtinë, 16 gusht 2017 –Sot rreth orës 07:00, policia  ka marrë informacionin se në lagjen  Ulpiana në Prishtinë, një person është sulmuar  (dyshohet me mjete të forta – shufra), nga  persona të dyshuar.

Bëhet fjalë për viktimën:

* S.Z mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK).

Pas  ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore e policisë është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. 

Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet, sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim trupor.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje