Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Sulmohen me mjet shpërthyes zyrtarët policor në Mitrovicë veri, Policia e Kosovës e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve pa dallim – Napadnuti su eksplozivnom napravom policijski službenici u Mitrovici sever, Policija Kosova posvećena čuvanju reda i bezbednosti građana bez razlike

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Sulmohen me mjet shpërthyes zyrtarët policor në Mitrovicë veri, Policia e Kosovës e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve pa dallim
Prishtinë, 2 prill 2023
Me datë 02.04.2023 rreth orës 02:20, gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, në drejtim të zyrtarëve policor që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes.
Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është – Shok Bombë.
Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si
’Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces.
Policia e Kosovës pavarësisht akteve të tilla nga individ apo grupe të caktuara kriminale mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit, garantimit të sigurisë së qytetarëve pa dallim, si dhe arrestimin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të përfshirë në raste të tilla.
Napadnuti su eksplozivnom napravom policijski službenici u Mitrovici sever, Policija Kosova posvećena čuvanju reda i bezbednosti građana bez razlike
Priština, 02 april 2023
Dana 02.04.2023 godine oko 02:20 časova, u toku noći, u ulici „Ivo Lola Ribar“, kod Centra za tehnički pregled vozila, u pravcu policijskih službenika koji su bili na službenoj dužnosti (jedinica na statičnoj tački), od za sada nepoznata lica, bačena je sumnjiva eksplozivna naprava.
Prema prvim informacijama, sumnja se da je eksplozivna naprava bačena na policajce – Šok Bomba.
Nadležne policijske jedinice i krim tehnika izašle su na lice mesta i izvršile neophodne radnje.
O slučaju je obavešten i državni Tužilac koji je naložio pokretanje predmeta kao „Napad na službeno lice“ i intenzivne istrage radi rasvetljavanja ovog slučaja.
Policija Kosova bez obzira na takva dela pojedinaca ili određenih kriminalnih grupa, ostaje posvećena sprovođenju zakonskih zadataka i ovlašćenja u cilju čuvanja reda, garantovanja bezbednosti građana bez razlike, kao i hapšenje i što pre privođenje pred pravosudnim organima osumnjičenih lica koja su umešana u ovakve slučajeve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje