Stacioni policor Jugu në Prishtinë, dje u vizitua nga një delegacion studentësh Gjerman nga Universiteti i Policisë Gjermane në Münster.
Ky delegacion u mirëprit nga drejtori rajonal i policisë së Prishtinës, nënkolonel Fehmi Xhata si dhe komandantja e stacionit policor Jugu, Major Vjollca Hoti me stafin e saj.
Përveç shkëmbimit të përvojave të dyanshme të pranishmit u njoftuan edhe me punën, sukseset dhe synimet e stacionit policor Jugu si dhe sfidat dhe veçantitë e udhëheqjes së një prej stacioneve më të mëdha policore në Kosovë nga një grua.