Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Održan zvanični sastanak u vezi sa sprovođenjem operativnog plana ‘Izbori za Skupštinu Republike Kosova’

Realizohet takim zyrtar lidhur me zbatimin e planit operativ ‘Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës’
Prishtinë, 7 shkurt 2025
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës u mbajt takim zyrtar lidhur me planifikimet dhe angazhimin e Policisë në zbatimin e planit operativ “Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, të cilat do të mbahen me datën 09 shkurt 2025.
Në këtë takim kanë marrë pjesë menaxhmenti i lartë, në krye me drejtorin e Përgjithshëm të PK-së kolonel Gazmend Hoxha, drejtorët e departamenteve si dhe udhëheqës e përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare; nga Prokuroria e Shtetit, KQZ-ja, KFOR-i, EULEX-i, OSBE-ja dhe përfaqësues të ambasadës Amerikane e zyrës së BE-së në Kosovë.
Të pranishmit janë njoftuar lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore, në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin. Drejtori Hoxha, gjatë këtij takimi, ka theksuar se përmes realizimit të planit operativ duhet të krijohet një ambient i sigurt dhe i qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës përmes mbajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.
Përveç tjerash, ky plan parasheh bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të parapara sipas marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente vendore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Pjesë e diskutimit ishte krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt, me qëllim të ushtrimit të së drejtës së votimit të lirë për të gjithë qytetarët, si edhe inicimi e procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente dhe njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre, përmes linjës fikse dhe mobile: 192 ose në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore.
Održan zvanični sastanak u vezi sa sprovođenjem operativnog plana ‘Izbori za Skupštinu Republike Kosova’
Priština, 7. februar 2025
U Generalnoj Direkciji Policije Kosova održan je zvanični sastanak u vezi sa planiranjem i angažovanjem Policije na sprovođenju operativnog plana „Izbori za Skupštinu Republike Kosova“, koji će se održati 9. februara 2025. godine.
Sastanku su prisustvovali visoki menadžment na čelu sa Generalnim direktorom PK-a, pukovnik Gazmend Hoxha, direktori odeljenja, kao i rukovodioci i predstavnici domaćih i međunarodnih institucija: Državnog Tužilaštva, CIK-a, KFOR-a, EULEX-a, OEBS-a, Ambasade SAD-a i Kancelarije EU na Kosovu.
Prisustni su upoznati sa planiranjem, procenama i policijskim angažovanjem u cilju pružanja sigurnosti i nesmetanog odvijanja izbornog procesa, koji predstavlja veoma važan proces za zemlju. Direktor Hoxha je tokom sastanka istakao da sprovođenjem operativnog plana treba stvoriti bezbedno i mirno okruženje za sve građane Republike Kosova, putem održavanja reda, mira i javne sigurnosti u zemlji pre, tokom i nakon izbornog procesa.
Pored ostalog, ovaj plan predviđa koordinaciju i usklađivanje zajedničkih aktivnosti u skladu sa sporazumom o saradnji između nadležnih domaćih institucija, s ciljem pružanja sigurnosti i nesmetanog sprovođenja izbornog procesa.
Deo diskusije bio je stvaranje mirne i sigurne atmosfere kako bi svi građani mogli slobodno ostvariti svoje biračko pravo, kao i iniciranje i procesuiranje svih krivičnih dela protiv biračkog prava i preduzimanje svih proceduralnih/krivičnih mera protiv svakoga ko prekrši zakone zemlje koji regulišu i sankcionišu nezakonite radnje protiv slobodnih i demokratskih izbora, u uskoj koordinaciji i saradnji sa Državnim Tužilaštvom, u skladu sa operativnim planovima i prethodno usvojenim sporazumima utemeljenim na zakonu.
Policija Kosova, u saradnji i koordinaciji sa nadležnim institucijama, ostaje posvećena izvršavanju svojih zakonskih dužnosti i odgovornosti na profesionalan, transparentan i nepristrasan način prema građanima i zemlji. Stoga ohrabrujemo sve građane da sarađuju sa Policijom Kosova i nadležnim institucijama, te da prijave svaki nezakoniti slučaj povezan sa sigurnošću i izbornim procesom, ali i izvan njega, putem fiksne i mobilne linije 192, ili na elektronsku adresu [email protected], kao i u najbližim policijskim stanicama.
Opšte statistike: 2025-01-14
0
Nesreće sa fatalitetom
20
Nesreće sa povredjenima
25
Nesreće bez povredjenih
1564
Izrećene saobraćajne tikete
17
Hapšenja
13
Na zadržanje