Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sqarim për media dhe opinionin e gjerë lidhur me kushtet në bazën e njësiteve speciale “Belvedere” në Mitrovicë

Prishtinë,  19 janar 2017

Policia e Kosovës, me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me publikimin e një shkrimi në portalin lajmi net  të titulluar “ Ja si jetojnë e veprojnë në gjendje të tmerrshme pjesëtarët e ROSU-së në Mitrovicë”, ju sqarojmë si në vijim; 

Situata dhe gjendja e pasqyruar përmes disa fotografive të publikuara  ku paraqiten kushtet në bazën e njësiteve speciale në “Belvedere”, i referohen një momenti të caktuar ku ka pasur një numër të madh të zyrtarëve policor të kthyer pas operacionit policor.

Policia e Kosovës (PK), i kushton kujdes të vazhdueshëm mirëmbajtjes dhe krijimit të kushteve për punë dhe veprime policore, sipas planifikimeve dhe mundësive buxhetore.

Një kujdes të veçantë i kushton krijimit të kushteve dhe ambientit për njësitet speciale operative të PK-së, dhe se gjendja e pasqyruar në foto të ilustruara dhe publikuara në portal, nuk është ajo e ditëve të zakonshme të punës, por ajo e një situate të angazhimeve shtesë  dhe urgjente operacionale të PK-së, kur koha nuk mundëson ruajtjen e ambientit.

Veprimet e tilla në situata urgjente janë të kuptueshme, sepse primare është realizimi i objektiva operacionale policore, mirëpo në këso raste në mundësit e para vepruese merren masat e nevojshme për përmirësim dhe kthim në gjendje normale të kushteve dhe ambientit në tersi.

Në vijim ju paraqesim disa foto të gjendjes reale dhe momentale nga ambientet e bazës së njësiteve speciale operative “Belvedere” në Mitrovicë. 

 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje