Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

SQARIM PËR MEDIA

Analizuar shkrimin e publikuar në disa mediume dhe postimin e një video-xhirimi në portalin www.telegrafi.com, më 30 gusht 2015, ku thuhet se: “Polica kufitare e Malit të Zi ndalë tre kosovarë në Rugovë”, Policia e Kosovës sqaron për opinionin e gjerë dhemediat se: Rasti ka ndodhur me datë 13.06.2015, kur këta tre (3) biçiklistë janë ndaluar nga Policia e Malit të Zi, në distancë rreth 50 metra në thellësi të kufirit që ndanë Republikën e Kosovës me Malin e Zi, pra brenda territorit të Malit të Zi. Këta persona ( biçiklistë ) nuk kanë pasur kërkesën paraprakisht, as në Policinë e Kosovës dhe as në atë të Malit të Zi për kalimin e kufirit jashtë pikave zyrtare për kalimin e kufirit, prandaj edhe kanë bërë kalim të paligjshëm të kufirit. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë, që kalimi i kufirit për çfarëdo arsye të realizohet nëpër pikat zyrtare për kalim të kufirit dhe duke respektuar procedurat ligjore që kërkohen.Të shmangen kalimet jo të rregullta apo të paligjshme sepse për shkelje të procedurave mbi kalimin kufitar do të përballen me ndëshkime ligjore sipas proceduarve dhe ligjeve në fuqi.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje