Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sqarim për media

 Policia e Kosovës me qëllim, informimin e drejt të opinionit lidhur me shkrimin e publikuar sot (18.03.2014) në gazetën Koha ditore e që mban titullin “Dhomat e dëshmive – të pasigurta” e që për burim ka raportin e IPK- së, publikuar në nëntor të vitit 2013 me Nr. 5/2013 të titulluar Dhomat e dëshmive në policinë e Kosovës, sqaron me sa vijon: Policia e Kosovës vazhdimisht kujdes të veçantë i ka kushtuar ruajtjes dhe sigurisë së dëshmive dhe sigurimin e pajisjeve përcjellëse të domosdoshme për dhomat e dëshmive në Drejtorinë e Përgjithshme si dhe në të gjitha drejtoritë rajonale në te cilat gjendja është avancuar vazhdimisht. Policia e Kosovës sapo ka pranuar raportin e IPK-së me rekomandime të cilit i është referuar edhe gazetari i ka marrë të gjitha masat e duhura dhe të nevojshme për vazhdimin e përmirësimit të gjendjes aty ku janë dhënë rekomandimet. Fillimisht është hartuar plani i veprimit për implementimin e secilit rekomandim dhe deri më tani janë realizuar të gjitha rekomandimet e dhëna nga IPK-ja. Nga koha kur është bërë inspektimi e deri më tani janë bërë të gjitha përmirësimet në këto dhoma konform standardeve të kërkuara ndërkombëtare andaj sqarojmë për opinionin se shkrimi i gazetarit nuk korrespondon me gjendjen reale çfarë është tanimë në këto dhoma.Këto dhoma janë të sigurta dhe kanë të gjitha pajisjet përcjellëse duke përfshirë teknologjinë e avancuar për ruajtjen e dëshmive pasi që përveç investimeve kapitale të policisë kemi pranuar edhe donacione shume te vlefshme edhe nga ICITAP-i (Programi Ndihmës Trajnues Ndërkombëtar i Hetimit të Krimit). Departamenti i trajnimeve i PK-së në vazhdimësi ka organizuar trajnime për zyrtarët policor të cilët janë përgjegjës për dhomat e dëshmive. Të gjitha dhomat e dëshmive kanë dyer të blinduara dhe posedojnë kodet e veçanta për qasje, monitorim 24 orë me kamera, ventilim të posaçëm, sensor që reagojnë ndaj lagështisë, ujit, tymit në rast zjarri. Kontrollimi dhe testimi i pajisjeve siguruese si alarmi dhe të tjera bëhet rregullisht me qëllim testimin e funksionimit të tyre. Është aprovuar procedura e standardeve të operimit lidhur me dhomat e dëshmive e cila është harmonizuar me pajisje të reja dhe sipas kushteve të punës në këto dhoma. Prandaj konsiderojmë se opinioni duhet të informohet drejt dhe korrekt duke e marrë parasysh se publikimi i Raportit të IPK-së i publikuar në nëntor të vitit 2013 nuk korrespondon me gjendjen reale në dhoma të dëshmive pasi që pas publikimit të raportit gjendja në këto dhoma është përmirësuar dukshëm si rezultat i investimeve kapitale të PK-së dhe donacioneve të dhuruara nga ICITAP-i . Menaxhmenti i Policisë së Kosovës është i përkushtuar që brenda mundësive buxhetore të vazhdojë me investime në këtë drejtim duke e ditur rëndësinë e ruajtjes, administrimit dhe sigurimin e dëshmive.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje