Sqarim për opinionin e gjerë lidhur me shkrimin e publikuar në gazetën e përditshme “Tribuna” të datës 4 shkurt 2014, me titull: “MPB dënohet me 113 mijë euro për municion”Prishtinë, 5 shkurt 2014Policia e Kosovës pas shqyrtimit dhe analizimit të shkrimit të titulluar “MPB dënohet me 113 mijë euro për municion”, të publikuar me datën 4/2/2014 në gazetën e përditshme “Tribuna”, konsiderojmë që për hir të njoftimit të opinionit publik me të vërtetën si dhe pasqyrimit të rrethanave faktike dhe të veçanta lidhur me rastin që ka trajtuar gazetarja Nexhmije Ahmeti, t’ua adresojmë sqarimin në fjalë lidhur me veprimet për furnizim me municion të PK-së.Fillimisht në vitin 2009 Policia e Kosovës bazuar në procedurat ligjore ka nënshkruar një kontratë me datën 8/9/2009 për furnizim me municion, me qëllim të plotësimit të nevojave të PK-së.Ndërsa, me datën 9/9/2009 është lëshuar një urdhër blerje që PK-ja të furnizohet me municion në përputhje me kushtet e kontratës së lartcekur dhe bazuar në kontratën në fjalë, sipas nenit 1.3 afati i fundit i dërgesës ka qenë data 30/11/2009, ose para datës 30/11/2009.Duke iu referuar kësaj dhe obligimeve të marra nga kontrata, operatori ekonomik nuk ka qenë në gjendje të sjellë mallin sipas kushteve të kontratës, por malli është pranuar me vonesë prej (96) ditëve, gjë që Policia e Kosovës ka qenë e obliguar që të implementojë penalltitë sipas kushteve të së njëjtës kontratë.Lidhur me rastin në fjalë, Drejtoria për Buxhet dhe Financa e PK-së ka marrë interpretimin ligjor se është e obliguar që të implementojë penalltinë për ditët vonesë të liferimit të mallit.Vlen të potencohet se e tërë procedura e furnizimit me municion ka ndodhur në vitin 2009 kur nuk ka qenë menaxhmenti aktual, Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk e ka udhëhequr ministri z.Bajram Rexhepi.Ndërsa sa i përket mosdhënies së lejes për aterim (siç potencohet në artikull), ju informojmë se kjo nuk ka qenë kompetencë e Policisë së Kosovës e as e Ministrisë së Punëve të Brendshme.