Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

SQARIM PËR MEDIA

Prishtinë, më 16 tetor 2023
Policia e Kosovës (PK), me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar reagon ndaj qarkullimit dhe shpërndarjes nëpër e-maila të ndryshëm të një dokumenti të falsifikuar me informacione të ndryshme, që kinse i përket Policisë së Kosovës dhe kinse është lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe njëherit sqaron se;
Shpërndarja e këtyre e-mailave, kinse janë e-maila zyrtarë të lëshuar në emër të PK-së, i cili përmban logo të PK-së, logo qeveritare, vula të ndryshme dhe një mbishkrim të EUROPOL-it, kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për veprime ligjore, nuk është dokument zyrtar i Policisë së Kosovës, e aq më pak i lëshuara nga drejtori i PK-së, por janë e-maila me dokument të falsifikuar për përdorim me qëllime të caktuara.
Në e-mailin dhe dokumentin e falsifikuar, janë përdorur informacione dhe logo të ndryshme, por e ri potencojmë se nuk është dokument zyrtar e as nuk përmban informacione zyrtare, nuk është formati dhe shkrimi zyrtar i PK-së, si dhe nuk është lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth qarkullimit të e-mailave/dokumentit të tillë, ka filluar hetimet intensive duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.
Policia e Kosovës, njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformacioneve/mashtrimeve të tilla, dhe kushdo që mund të pranoj ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje