Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

SQARIM PËR MEDIA

Pejё, 15 tetor 2024
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me qëllim të informimit të drejtë dhe korrekt të opinionit publik, referuar deklarimeve dhe publikimeve të datës 14.10.2024 nё portalin “Sinjali”, ju informojmë se këto deklarime nuk qëndrojnë dhe njëherit sqarojmë se:
Policia e Kosovës menjëherë pas publikimit të këtyre informacioneve, me datë 14.10.2024 ka ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme konform autorizimeve ligjore, me qëllim të verifikimit dhe trajtimit të informacionit dhe deklarimeve të publikuara, të cilat kanë rezultuar se rasti i potencuar në shkrimin e datës 14 nga mediumi ёshtё trajtuar nё mënyrë profesionale nga zyrtari i apostrofuar nё kёtё publikim, ku viktima dhe i dyshuari janë shoqëruar nё Stacionin Policor nё Pejё, me datё 21.02.2023 dhe lidhur me kёtё rast ёshtё dërguar kallëzim penal nё Prokurorinë Themelore nё Pejë. Bazuar në informacionet zyrtare dhe inicimin e procedimin e rastit në prokurori dëshmohet se veprimet policore janë ndërmarrë me kohë dhe konform procedurave policore e ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, dhe njëkohësisht fton të gjithë qytetarët që për çfarëdo rasti apo kërkese t’i adresohen institucionit policor për trajtimin e tyre. Po ashtu ftojmë edhe mediat që para publikimit për informacione zyrtare t’i adresohen Policisë së Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje