Prishtinë, 19 shtator 2016
Policia e Kosovës informon dhe jep sqarim për opinionin e gjerë dhe mediat, se sot me datë 19.09.2016, duke u bazuar në shkresën e datës 02.09.2016, dërguar nga autoritetet kompetente, respektivisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë tek Policia e Kosovës, ku është kërkuar asistencë në ekzekutimin e lëndës me (nr.E.nr. 81/09) në Dardani-Prishtinë, janë ndërmarrë veprime konkrete operacionale për ofrimin e asistencës në ekzekutimin e kësaj lënde sipas vendimeve dhe procedurave ligjore.
Ju njoftojmë se bazuar në mandatin dhe obligimi që ka Policia e Kosovës, qëllimi i veprimeve të tilla operacionale ka qenë për të ofruar siguri për zyrtarët e autorizuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe zyrtarëve të tjerë gjatë proceduarës së përmbarimit të lëndës së potencuar më lart, ruajtja e rendit, qetësisë publike dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj secilit që cenon rendin dhe sigurinë.
Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka qenë edhe gjyqtari kompetent i lëndës prandaj të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me autoritetet respektive.
Gjatë ndërmarrjes së veprimeve operacionale në ofrimin e asistencës për ekzekutimin e kësaj lënde, banorët nuk janë pajtuar për lirimin e banesave dhe nuk kanë përfillur rekomandimet dhe as urdhërat e zyrtarëve kompetentë dhe në drejtim të zyrtarëve policorë kanë hedhur gjësende, si: ujë me shishe, kova të ujit, gjësende të forta (gurë) etj. përderisa një zyrtar policor ka pësuar lëndime, dhjetë (10) persona janë sjellë në Polici për intervistim.
Policia e Kosovës, megjithatë ka arritur ta vëjë situatën nën kontroll duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për ekzekutimin e lëndës nga organet kompetente.
Sqarim shtesë:
Lidhur me disa shkrime të
pabazuara dhe të paverteta mbrëmë në portalin “gazetablic.com” me titull”
Dështon aksioni i Policisë së Kosovës për largimin e uzurpatorëve”, ju
ri-konfirmojmë se Polica e Kosovës ka realizuar planin e saj në përpikëri dhe
me sukses të plotë ashtu siq parashihet me ligj, duke krijuar kështu kushtet e
nevojshme për ekzekutimin e lëndës nga organet kompetente.
Ndërsa lidhur me zhvillimet e
metutjeshme, të mëvonshme duhet të iu referoheni organeve kompetente që kanë
qenë pergjegjëse për realizimin apo ekzekutimin e lëndës si dhe aspektet e
kontraktimit të tyre që kanë pas me kompani private të sigurimit.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë