Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sqarim lidhur me hulumtimin e publikuar me 21 .2. 2013 nga Instituti Demokratik i Kosovës lidhur me tenderin për furnizim të PK-së me vetura

Lidhur me hulumtimin që sot ka publikuar Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) që ka të bëjë me tenderin për blerjen e veturave për Policinë e Kosovës për vitet 2011, 2012 dhe 2013 , Policia e Kosovës (PK) dëshiron të informojë opinionin për rrjedhën dhe veprimet e kryera nga PK-ja lidhur me këtë aktivitet të prokurimit. Në korrik të vitit 2011 duke e përfillur ligjin e Prokurimit Publik është bërë njoftimi për kontratë në faqen zyrtare të Komisionit rregullativ të prokurimit publik (KRPP), në të cilën është paraparë afati i fundit i dorëzimit të ofertave. Para datës së pranimit të ofertave është pranuar një ankese nga një Operator Ekonomik ( OE) , me arsye të favorizimit me specifikacione teknike. Në shtator të të njëjtit vit me një vendim nga Organi shqyrtues i prokurimit(OSHP) është aprovuar ankesa e operatorit ekonomik dhe është kërkuar nga autoriteti kontraktues të bëjë ndryshime në specifikacione teknike konform vendimit të OSHP-së.Në shtator të 2011-ës ky aktivitet është ritenderuar prapë në faqen zyrtare të KRPP-së dhe para afatit të dorëzimit të ofertave nga një OE, është pranuar një ankesë me arsyen e ndryshimit të një pike në specifikacione teknike. Në këtë drejtim OSHP-ja ka refuzuar kërkesat e operatorit ekonomik dhe e ka autorizuar PK-në që të vazhdojë me procedurat e prokurimit.Në nëntor të 2011-së pas vlerësimit të ofertave nga komisioni vlerësues është bërë anulimi i aktivitetit të prokurimit në mungesë të ofertuesve të përgjegjshëm.Me këtë aktivitet të furnizimit të veturave PK-ja ka vazhduar edhe në vitin 2012, dhe gjithmonë duke i përfillur procedurat e parapara me Ligjin e prokurimit publik, ka bërë njoftimin në faqen zyrtare të KRPP-së.Po ashtu para datës së pranimit të ofertave, janë pranuar edhe tri ankesa, me arsye se kriteret e përcaktuara janë diskriminuese.Në muajin maj të 2012-ës OSHP-ja i ka refuzuar ankesat e operatorëve ekonomikë dhe ka lejuar vazhdimin e aktivitetit të prokurimit në PK.Ky tender ka qenë i përbërë nga dy pjesë: pjesa e parë furnizimi me vetura patrulluese dhe pjesa e dytë furnizimi me kombi për bartjen e të burgosurve.Në qershor të 2012-së është bërë shpallja e njoftimit për dhënien e kontratës në faqen zyrtare të KRPP-së dhe përkundër kësaj kemi pranuar dy ankesa nga OE vetëm për pjesën e parë.Në korrik OSHP-ja ka informuar autoritetin kontraktues, në këtë rast PK-në, që të bëjë anulimin e pjesës së parë ndërsa ka rekomanduar Policinë që të vazhdojë me lidhjen e kontratës me pjesën e dytë.Me qëllim përmbushjes së nevojave operacionale të Policisë për furnizim me vetura për nevoja të njësive të PK-së, edhe vitin 2013 është vazhduar me këtë aktivitet ku në prill të 2013-ës është bërë njoftimi në faqen zyrtare të KRPP-së.Në muajin maj është pranuar një ankesë nga operatori ekonomik dhe natyrisht OSHP-ja ka aprovuar pjesërisht ankesën e OE, gjë që PK-ja i është përmbajtur këtij vendimi dhe në qershor janë pranuar tre ofertues.Në korrik është bërë njoftimi për dhënie të kontratës ku kemi pranuar prapë një ankesë dhe me 2.8.2013 kemi pranuar mendimin e ekspertit shqyrtues nga OSHP-ja i cili ka qenë në favor të autoriteti kontraktues, konkretisht Policisë së Kosovës.Duke qenë se ankesat e operatorëve ekonomikë kanë qenë gjithmonë në pjesën e specifikacioneve, PK-ja njofton se gjatë gjithë kohës kur janë përgatitur specifikacionet teknike prezente ka qenë edhe monitoruesi i EULEX-it në bashkëpunim me njësitet kërkuese.Për momentin lënda është ende në OSHP dhe jemi në pritje të konstituivit të bordit të OSHP-së.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje