Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sot, për nder të 14 Qershorit – Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, gjashtëdhjetë (60) pjesëtarë të Njësive Speciale Operative të Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në aktivitetin e dhurimin e gjakut të organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të gjakut, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës.

Përveç punëve dhe përkushtimit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend, pjesëmarrja e madhe e pjesëtarëve të Njësive Speciale Operative të Policisë së Kosovës, në dhurimin vullnetar të gjakut, po ndikon në ngritjen e imazhit të Policisë, si shembull i shkëlqyer për të shpëtuar jetën e njeriut në rrezik.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje