Pas hetimit efektiv të rastit të raportuar si grabitje me datën 18.12.2022, si dhe pas ekzaminimit të detajuar të vendit të ngjarjes dhe analizimit të deklaratave të ankuesit, hetuesit policor kanë konstatuar se ankuesi ka inskenuar rastin dhe ka bërë lajmërim të rrejshëm.
Rezultatet e nxjerra nga veprimet e mësipërme policore si dhe nga inrervistimi i sotëm i janë prezantuar prokurorit të shtetit, dhe për rrjedhojë është bërë rikualifikimi i veprës penale, dhe ndaj personit të dyshuar :
– G.S, mashkull, 21 vjeç, është inicuar një hetim penal në drejtim të veprës penale “Deklarim të rrejshëm”.