Pas zhvillimit të analizave vjetore, në të gjitha strukturat policore të rajonit të Prishtinës (stacione dhe njësite), në analizën vjetore të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Prishtinë, janë evidentuar detyrat, objektivat e realizuara si dhe problemet.
Bazuar në të gjitha analizat dhe të dhënat e vitit 2022, Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë, ka bërë planifikimet e punës për vitet vijuese.
Raporti vjetor i punës për vitin 2022 u prezantua sot nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, nënkolonel Fehmi Xhata.
Prezent ishin përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Prokuroria, Gjykata, Komuna e Prishtinës, Inspektoriati policor etj, të cilët kanë rol të rëndësishëm në punën, performancën si dhe ngritjen e parametrave të sigurisë në rajonin e Prishtinës.