Sot, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro
Sot, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano. Gjatë këtij takimi, u diskutuan çështjet e sigurisë dhe sfidat aktuale që lidhen me stabilitetin në vend. Temat kryesore përfshinë përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, duke theksuar rëndësinë në menaxhimin e sigurisë publike dhe çështjeve që ndërlidhen me rendin dhe ligjin.
Takimi u zhvillua në një atmosferë profesionale, me qëllim forcimin e partneritetit strategjik dhe operacionale në fushën e sigurisë.