Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sot me rastin e Festës së Fitër Bajramit, Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Blerim GASHANI bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Samedin MEHMETIN, vizituan familjen e Izet Demajt “Hero i Kosovës”

Ata me këtë rast i uruan familjes së heroit Demaj Fitër Bajramin dhe shprehën mbështetjen e institucioneve që përfaqësojnë për familjen e tij dhe familjet e të gjithë heronjëve tjerë të Policisë së Kosovës.

Zëvendësministri i MPB-së z. GASHANI dhe Drejtori i Policisë z. MEHEMTI, iu urojnë Fitër Bajramin të gjitha familjeve të zyrtarëve policorë që kanë rënë në kryerje të detyrës zyrtare, perfshirë edhe familjet e zyrtarëve policorë që kanë humbur jetën gjatë pandemisë, njëherit shprehin respektin dhe kujtojnë trimërinë, sakrificën e pjesëtarëve të këtyre familjeve, respektivisht zyrtarëve policorë heronjë të Kosovës të dëshmuar në mbrojtje të qytetarëve dhe vendit.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje