Sot, me datën 5 prill 2023, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi ambasadori Abbott uroi z. Hoxha për marrjen e detyrës së re si drejtor i PK-së.
Sot, me datën 5 prill 2023, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi ambasadori Abbott uroi z. Hoxha për marrjen e detyrës së re si drejtor i PK-së. Në takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët dhe të dy palët u zotuan për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për Policinë e Kosovës dhe Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.