Sot, me datën 13 prill 2023, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, priti në takim ambasadorin e Finlandës, z. Matti Nissinen. Gjatë këtij takimi ambasadori z. Nissinen uroi z. Hoxha për marrjen e detyrës së re si drejtor i PK-së. Në takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët dhe të dy palët u zotuan për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për Policinë e Kosovës dhe Ambasadën Finlandeze.