Sot, më datën 06.06.2022, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Samedin Mehmeti, priti në takim znj.Krenare Sogojeva-Dermakun, komisioner i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, ku u diskutua rreth avancimit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve.
Takimi rezultoi me nënshkrimin e një memorandum bashkëpunimi në mes Policisë së Kosovës dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi ndërinstitucional është ofrimi i mbështetjes nga ana e Policisë dhe bashkëpunimit reciprok ndërmjet Policisë dhe Agjencisë në kuadër të fushëveprimtarisë së tyre, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, konform dispozitave të Ligjit për Policinë.