Sot më datë 22.05.2024, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtor, priti në takim Kryetaren e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim znj. Fitore Pacolli. Qëllim i vizitës ishte informimi rreth zbatimit të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor i cili ka filluar të zbatohet në muajin Prill.

Drejtori i Përgjithshëm informoi deputeten Pacolli rreth prioriteteve dhe objektivave të PK-së në fushën e sigurisë në përgjithësi përfshirë edhe sigurinë rrugore ndërsa Nënkolonel Jeton Rexhepi, Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor prezantoi mbi gjendjen në trafik, sfidat, rezultatet në zbatim të ligjit të trafikut si dhe projektet e ardhme të PK-së në fushën e sigurisë rrugore të cilat do të ndihmojnë zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave si dhe të njëjtën kohë do të bëjnë edhe sensibilizimin e qytetarëve për një siguri më të madhe në trafik.
Kryetarja e Komisionit znj. Pacolli falënderoi Policinë e Kosovës për kontributin e dhënë në draftimin e ligjit si dhe theksoi se policia po bën një punë shumë të mirë në informimit të qytetarëve rreth ligjit të ri të trafikut si dhe në zbatim të ligjit në terren me të gjitha njësit e saja. Qëllimi i PK-së dhe institucioneve është të ruajmë jetë e të kemi një siguri më të lartë në trafik.