Sot me 31 mars 2020, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës e ka vizituar shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.
Në këtë vizitë Ambasadori Braathu u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Qalaj me bashkëpunëtor, i cili nga afër u njoftua rreth angazhimeve të Policisë së Kosovës që kanë për qëllim ruajtjen e rendit, sigurisë dhe shëndetit të përgjithshëm publik.
z. Jan Braathu vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e menaxhmentit dhe të çdo zyrtari policor, të cilët me përkushtim në aspektin policor po arrijnë ta menaxhojnë situatën e krijuar dhe njëkohësisht shprehi përkushtimin se misioni OSBE-së do të vazhdojë të përkrahë në çdo aspekt Policinë e Kosovës.