Sot me 29.12.2018 nën patronatin e Policisë së Kosovës u mbajt ceremonina e varrimit të zyrtarit policor Izet Demaj.
Varrimi i zyrtarit Demaj i cili ra në kryerje të detyrës zyrtare, u bë me nderime të larta shtetërore në varrezat e dëshmorëve në Koshare.
Të pranishëm në këtë ceremoni lamtumirëse përveç familjarëve ishin menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, përfaqësuesit më të lartë shtetëror, ministra, deputetë, kryetarë të komunave, zyrtarë dhe kolegë nga Policia e Kosovës, struktura të larta të Policisë nga Republika e Shqipërisë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë.