Sot, më 09.09.2021, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada Amerikane në Kosovë, gjegjësisht INL (Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit- Ambasada Amerikane në Kosovë) në koordinim me DOJ-ICITAP dhe EXBS. Pranim- dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti si dhe z. Shawn Waddoups Drejtor i INL.