Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sot, më 01.03.2022, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, me stafin e lartë, priti në takim zyrtar, komandantin e KFOR- it amerikan, Kolonel Hopkins, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Prishtinë, 1 mars 2022
Sot, më 01.03.2022, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, me stafin e lartë, priti në takim zyrtar, komandantin e KFOR- it amerikan, Kolonel Hopkins, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Në takimin i cili ishte i karakterit lamtumirës, drejtori i përgjithshëm i PK-së falënderoi Kolonelin Hopkins për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe për përkrahjen e dhënë Policisë së Kosovës gjatë mandatit të tij. Drejtori po ashtu uroi Kolonel Samulski për detyrën e re dhe theksoi se bashkëpunimi me KFOR- in amerikan do të vazhdojë gjithmonë dhe se kemi një bashkëpunim të shkëlqyer që është ndërtuar ndër vite.
Koloneli Hopkins falënderoi drejtorin e përgjithshëm si dhe stafin e PK -së për punën e jashtëzakonshme në shërbim të qytetarëve të RKS-së si dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Me këtë rast u shkëmbyen pllaka dhe mirënjohje për stafin menaxhues të të dy institucioneve, për bashkëpunim dhe koordinim të ndërsjellë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje