Sot më 13.09.2016 u bë Lancimi i Vlerësimit të Kërcenimit nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar-SOCTA
Policia e Kosovës bazuar në trendet dhe kërcënimet nga krimet e rënda dhe krimi i organizuar ka identifikuar nevojën për hartimin e dokumentit strategjik “Vlerësimi i Kërcenimit nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar”-SOCTA (Serious Organized Crime Threat Assesment).
Duke synuar të jemi në hap me dokumentin SOCTA të Europol-it, i cili përmbanë analiza katër vjeqare, ky vlerësim përfshinë periudhën kohore dyvjeçare 2014-2015 duke e krahasuar me të dhënat paraprake të viteve 2012-2013.
Hartimi i dokumentit është përkrahur nga misioni i OSBE-së në Kosovë dhe qeveria Zvicërane, nëpërmes (DCAF)-Democratic Control of Armed Forces.