Sot, 15.12.2020 Policia e Kosovës përmes drejtorit të Departamentit të Policisë Kufitare z. Shaban Guda, pranoi një donacion nga UNDP-ja, ku përfshihen tri (3) pajisje për detektimin e eksplozivëve dhe drogës, të cilat do t’i jepen në shërbim Departamentit të Policisë Kufitare.
UNDP përmes Programit për Siguri në Kosovë (KSSP) në kuadër të projektit për përkrahje Policisë Kufitare të financuar nga Qeveria e Gjermanisë, mbështetë Departamentin e Policisë Kufitare me zhvillim të kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve të specializuara si dhe në avancimin e pajisjeve për detektimin dhe zbulimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe eksplozivëve.
Policia e Kosovës, falënderon UNDP-në për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, në ofrimin e trajnimeve dhe donacioneve të ndryshme.