Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që të sigurohet prezenca e të dyshuarës për rastin e shpërdorimit të pasurisë së huaj, që ka ndodhë në prill të këtij viti, në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë.
Aktualisht hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin.
Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.