Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Siguria nga zjarret

Bazuar në përvojat e mëparshme, bazuar edhe në rrethanat aktuale: stina e verës, të korrat, temperaturat potencialisht të larta, por edhe në pakujdesinë e faktorit njeri, është në vazhdë angazhimi policor, i cili ka për qëllim parandalimin, respektivisht shtimin e masave të sigurisë si masë preventive nga zjarret. Siç e dimë edhe nga vitet e kaluara, pasojat nga zjarret janë të shumëfishta si dëmtimi i pyjeve, shkatërrimi apo djegia e pasurive të ndryshme, por edhe rrezikshmëria e drejtpërdrejtë e lëndimeve e deri tek më e keqja – humbja e jetëve njerëzore. Janë këto vetëm disa nga arsyet që kanë shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë këtë veprim, me qëllim parandalimi të përhapjes së zjarreve dhe mendojmë se ky apel do të ndikojë pozitivisht në opinion (popullatë) për të eliminuar apo zvogëluar rrezikun nga zjarret – të vëna qëllimshëm apo nga pakujdesia.Prandaj, apelojmë tek popullata që të kenë kujdes dhe mos t’i ndezin hamulloret pas korrjes së të lashtave, si nga aspekti i sigurisë, po ashtu edhe ndotjes së ambientit, si dhe të kenë parasysh shuarjen e zjarreve para largimit nga vend pikniqet.Natyrisht, lidhur me këtë problematikë, policia tashmë është duke e zbatuar planin operativ “Sezoni veror”, ku në këtë plan përfshihet edhe siguria nga zjarret, por është e pamundur që vetëm ky institucion të bëjë më të mirën. Për këtë arsye, duhet ndihma dhe bashkëpunimi së pari i vetë qytetarëve e pastaj edhe i institucioneve relevante shtetërore, mediat, OJQ-të e ndryshme, përfaqësuesit e fshatrave etj. me të cilët, përmes kontakteve të ndryshme, do të krijohet një partneritet apo bashkëpunim rreth planeve të veprimit.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje