Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘’Siguria në shkolla’’ në Rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka ndërmarrë një sërë masash për sigurinë në trafik afër shkollave dhe përreth ambienteve të tyre .
Policia e rajonit, në kuadër të planit operativ ‘’Siguria në shkolla’’ ka shtuar prezencën e policisë në të gjitha komunat e rajonit; Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit. Veç policëve me uniformë janë angazhuar edhe polic me rroba civile në parandalim të dukurive negative në shkolla.
Sot, në Ferizaj njësia e komunitetit ka nisur shpërndarjen e disa fletëpalosjeve me disa porosi për shoferët që të shtojnë kujdesin e tyre, derisa drejtojnë automjetet në afërsi të shkollave.
Kësisoj , shpërndarja e fletëpalosjeve do të vazhdojë edhe në komunat tjera të rajonit.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje