Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Si rezultat i punës së Policisë së Kosovës dhe si rezultat i bashkëpunimit e sensibilizimit të qytetarëve, festa e fund vitit kaloi pa viktima në njerëz

Prishtinë 1 janar 2016, ora 14:00


Siç e kemi bërë të ditur edhe para festës së fund-vitit, Policia e Kosovës me kohë ka përgatitur planin operativ për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe për të arritur këtë kishte të angazhuar një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policor.


Qëllimi kryesor i këtij planifikimi dhe angazhimi i Policisë së Kosovës, ishte ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.


Po ashtu pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku janë mbajtur organizime festive, me qëllim të parandalimit të ç’do incidenti të mundshëm të çfarëdo natyre. 

Gjatë natës së festës së vitit të ri (2015/2016), situata në gjithë territorin e Republikës së Kosovës është vlerësuar e qetë dhe stabile, me përjashtim të disa incidenteve të raportuara në Policinë e Kosovës, por që kryesisht vlerësohet si një manifestim më i qetë sesa viteve të kaluara.


Si rezultat i punës së Policisë së Kosovës dhe si rezultat i bashkëpunimit e sensibilizimit të qytetarëve, gjatë manifestimit në këtë vit vlerësohet të ketë pasur më pak përdorim të fishekzjarrëve, mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit, të cilat kanë ndikuar në krijimin e një sigurie më të lartë të këtij fund-viti krahasuar me fund-vitet e kaluara. 


Incidentet e raportuara janë kryesisht lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm etj, por fatmirësisht këtë vit nuk është evidentuar asnjë rast humbje jete e ndonjë personi gjatë manifestimit të festës së fund-vitit.

      

Rastet e raportuara:


Armëmbajtje pa leje ( 2) dy raste;

Në këto dy raste është janë arrestuar dy persona dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregullt si dhe janë konfiskuar (2) dy armë dhe municion.


Incident zjarri/Zjarr aksidental janë raportuar (7) shtatë raste;

Dyshohet se si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike janë evidentuar shtatë raste të shkaktimit të incidenteve të zjarrit-zjarrit aksidental por të cilat kanë kaluar pa pasoja në njerëz dhe kryesisht me dëme të vogla materiale.


Dëmtim prone (3) tri raste;

Dyshohet se tri automjete kanë pësuar dëme sipërfaqësore nga mjetet e dyshuara. 


Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe lëndim trupor (6) gjashtë raste;

Si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, por edhe të plumbave nga ajri (plumbave qorr), janë evidentuar (6) gjashtë raste, ku prej tyre (2) dy persona kanë pësuar plagë nga plumbat nga ajri, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.


Në bazë të informacioneve që posedojmë ka edhe raste të tjera të lëndimeve sipërfaqësore të pësuara nga mjetet piroteknike, por që nuk janë raportuar në Policin e Kosovës, por që vetëm kanë kërkuar trajtim mjekësor në qendrat e mjekësisë familjare dhe QKUK.


Përmbledhje:


Në përgjithësi në Policinë e Kosovës gjatë natës së festës së vitit të ri janë raportuar (2) dy raste armëmbajtje pa leje, (7) shtatë raste incident zjarri, (3) tri raste dëmtim prone dhe (6) gjashtë raste shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe  lëndim trupor.


Krahasuar me festën e vitit të ri të kaluar (2014/2015) ku kanë qenë të raportuara mbi 10 raste të lëndimeve të lehta/rënda dhe rasteve të tjera, fatmirësisht këtë vit nuk është evidentuar asnjë rast i ndonjë personi që ka humbur jetën dhe asnjë rast në rrezik jete, dhe vlerësuar nga ky aspekt ky vit konsiderohet se ka kaluar më i qetë krahasuar me vitin paraprak, më me pak incidente të rënda dhe më me pak përdorim të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit..


Vlen të potencohet se këto janë rastet ku PK-ja ka informacione, por mund të ketë edhe raste tjera të ndonjë incidenti të mundshëm, ku person-at të kenë kërkuar ndihmë mjekësorë në ndonjë qendër mjekësore edhe pse ne kemi qenë në kontakte me të njëjtat. 



Me respekt,


Zyra për Informim e Policisë së Kosovës

DPP-Prishtinë

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje