Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor rezulton me shqiptimin e mijëra masave administrative për kundërvajtje, në dy muajt e parë të vitit 2025

Prishtinë 06 mars 2025 – Policia e rajonit të Prishtinës përgjatë muajit Janar dhe Shkurt ka shtuar angazhimin e saj të vazhdueshëm për rritjen e sigurisë rrugore.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer patrullime të shtuara dhe janë ndërmarrë operacione trafiku që në shënjestër kanë pasur zonat me kundërvajtje më të shprehura si dhe kundërvajtjet që kanë cenuar sigurinë rrugore.
Në kontekstin e kësaj për periudhën e sipër cekur janë shqiptuar gjithsej 31110 masa administrative të të gjitha llojeve.
Nga sa më lartë, gjithsej 2487 ka qenë numri i masa administrative të shqiptuara për kundërvajtjet në trafikun rrugor për të cilat janë paraparë pikë negative nga një deri në pesë pikë.
Në rastet e shkeljeve më të rënda të kodit rrugor, në 489 raste është shqiptuar masa e ndalimi të drejtimit të mjetit me veprim motorik nga tre deri në nëntë muaj [konfiskimi i përkohshëm i patentë shoferit], përderisa në 704 raste të kundërvajtjeve është shqiptuar masa administrative për gjykatë.
Vozitni me kujdese, mbërrini të sigurt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje