Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shpërdorim seksual nën moshën 16 vjeç

Prizren,02 korrik
Rreth orës 22:00, një qytetar përmes telefonit në numër 192 që është për të gjithë pa pagesë, ka informuar policinë në Prizren se në rrugën “Hoxhë Tahsini” dy meshkuj po e keqtrajtojnë një vajzë të re. Menjëherë ka reaguar policia dhe shpejtë i ka gjetur dhe arrestuar dy të dyshuarit të cilët janë dërguar në stacion për procedura hetimore. Të dyshimtit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe zyrtarit të Qendrës për punë sociale. Në vendin e ngjarjes janë kryer procedurat e këqyrjes se vendit të ngjarjes nga teknikët e kriminalistikës dhe janë mbledhur dëshmi materiale që do të ekzaminohen ne laboratorin e policisë. Vlen të theksohet se të dyshuarit janë të moshës nën 18vjeç dhe njëri është i njohur për policinë për rreth gjashtë raste të ndryshme. Prokurori i shtetit, pas pranimit të shkresave të lëndës dhe provave materiale ka nënshkruar vendimin për masën e arrestit policor. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje