Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shkelën ligjin për motive të ulëta

 Prizren-Suharekë, 18 qershor -Me datën 18 qershor, dy viktima femra në dy raste të ndara kanë denoncuar në polici raste të shantazhit dhe fotografimit të pa autorizuar. Rasti i parë është paraqitur nga një femër e cila ka informuar policinë se një i dyshuar i kishte shkruar mesazhe në telefon me të cilat i bënte shantazh të njëjtës se nëse ajo nuk pranon që të ketë lidhje dashurie me te, ai do t’i publikonte disa incizime komprometuese për viktimën. Ndërkaq viktima e ka kërkuar ndihmën e policisë dhe pas hetimeve fillestare është gjetur i dyshuari i cili gjatë intervistës i ka thënë policisë se nuk posedon kurrfarë incizimi por kishte pasur për qellim të sigurojë për vete favore seksuale. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka sugjeruar që i dyshuari të ndiqet penalisht sipas procedurës së rregullt. Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me një të dyshuar mashkull i cili pa lejen e ish të fejuarës së tij që tanimë nuk janë bashkë, ka postuar në “Face Book” fotografi komprometuese të viktimës me qellim të dëmtimit të nderit dhe autoritetit të saj. Pasi është informuar prokurori i shtetit, është vendosur që i dyshuari të arrestohet dhe të ndalët në mbajtje për 48 orë sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka konsumuar elemente të veprës penale “Fotografim dhe incizim i paautorizuar”

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje