Më 16.01.2022 në ora 11:55,policia në Prizren, kishte pranua një informatë në rrugën Gjonaj –Landovic te ura e fshatit Gjonaj të Prizrenit, kishte ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, në ketë aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ku njëri nga pjesëmarrësit në aksident me qëllim të shmangies nga përgjegjësia ka ikur nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës.
Pas një pune operative hetimore është arritur te identifikohet vozitësi i veturës Golf 6 me targa vendore ngjyre Hiri i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, i njëjti është intervistuar dhe vetura është fotografuar e ku i njëjti deklaron se e kishte edhe një pasagjer te lënduar.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë i cili udhëzon qe rasti te shkoje ne procedure te rregullt.