Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’, ‘posedim dhe armëmbajtje pa leje’

Prizren, 24.10.2014
Sot rreth orës 06:17 personi i dyshuar Sh. Hallaqi nga Prizreni, i armatosur me AK-47 dhe duke qenë nën ndikim të alkoolit ka hyrë në objektin e stacionit policor në Prizren dhe në mënyrë të pakontrolluar ka shtënë me armë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Nuk ka persona të lënduar lidhur me këtë rast. Në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore në ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e specializuara, stafi komandues si dhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit të shtetit janë kryer katër bastisje, me qëllim kapjen e të dyshuarit, i cili është i njohur për policinë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse. Për informatat shtesë lidhur me këtë rast do të njoftoheni me kohë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje