Me datën 10.08.2024 Stacioni Policor Suharekë përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Sopije, komuna e Suharekës ka të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin me inicialet F.R. (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë e llojit HS-9 SUB COMPACT e kalibrit 9x19mm, një karikator dhe pesë gëzhoja.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.