Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka pranuar informacion se në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit ka të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore e cila ishte e pa shpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendin i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Të gjithë personat të cilët kanë qenë brenda kësaj diskoteke në mënyrë të sigurte janë evakuuar
Nga ana e zyrtarëve policor është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes ndërsa mjeti i pa shpërthyer është menaxhuar dhe është asgjësuar pa as një pasoj nga njësiti për deminim i Policisë së Kosovës..
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit është regjistruar rasti ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga hetues policor rajonal.
Arrestohet personi i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm
Njësiti i hetimeve rajonale nga Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan pas një pune mirë të organizuar operacionele dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin me inicialet L.C. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) me dyshimin se i njëjti me datën 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit.
Zyrtarët policor në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit kanë kryer edhe një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një (1) armë e llojit TT e cila dyshohet se është përdorur në rast.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe nga prokurori i shtetit është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’ dhe ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.