Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm-Vdekje aksidentale

Malishevë, 05 dhjetor
Rreth orës 07:05 minuta në Shkollën Fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë ka ndodhur një rast i shkaktimit të përgjithshëm i cili ka lë të vdekur një punëtor. Sipas informacioneve të para, dyshohet se punëtori i shkollës kishte shkuar në objektin ku ishe e vendosur kaldaja e nxehjes qendrore për ta ndezur dhe gjatë tentimit për ta ndezur, thuhet të jetë shkaktuar një eksplodim i madhe i cili ka shkaktuar shembjen e objektit. Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit dhe e kanë nxjerr trupin e pa jetë të viktimës i cili kishe mbetur nën rrënoja. Mjeku i shtëpisë së shëndetit ka konstatuar vdekjen ndërkaq në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit kanë dalë njësitë relevante. Vlen të theksohet se kaldaja për lëndë djegëse ka përdor gaz natyror.Për informata shtesë do të informoheni pasi ato ti kemi siguruar.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje