Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

9.7.2014, Rruga “Tahir Sinani”, Ferizaj
Pas një konflikti verbal, të ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në të cilin janë implikuar tre persona, policia e Ferizajt, ka arrestuar tre të dyshuar. Sipas hetimeve të para, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje të mëhershme në mes të këtyre tre personave. Raportohet se pas fjalosjes verbale, i dyshuari A. S. e ka nxjerrë revolen duke dashur që ta përdorë atë. Mirëpo, dy personat e tjerë të implikuar në rast, kanë arritur që t’ia nxjerrin armën nga dora dhe në kacafytje e sipër, arma ka shkrepur, fatmirësisht pa pasoja.
Lidhur me rastin, policia ka konfiskuar:
• 1 (një) pistoletë Ekol Special 9 mm
• 1 (një) karikator dhe
• 6 (gjashtë) fishekë
• 1 (një) gëzhojë
Prokurori i shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë për të dyshuarit: V. U. (25 vjeç) dhe B. H. (25 vjeç), ndërsa i dyshuari, A.S. është liruar në procedurë të rregullt.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje