Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Prizren, 18 janar
Një qytetar i ndërgjegjshëm i cili kishte kaluar kah “Potoku” përtej Lagjes “Tusus” në Prizren, kishte vërejtur se dikush kishte hedhur një sasi të konsiderueshme të barnave dhe me një herë ka informuar policinë. Drejtori Rajonal ka menaxhuar me rastin i cili ka përfunduar me kthimin e ilaçeve në vendin prej nga kanë ardhur, pra në depot e “Farmakos-it” në Prizren. Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, thuhet se dy punëtorë të “Farmakos-it” pasi kishin pastruar depon e fabrikës, kishin hequr barnat dhe ampulat me afat të skaduar dhe i kishin ngarkuar në një traktor e më pas i kishin hedhur në ambient të hapur. Kështu kishin vepruar disa herë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit por edhe inspektorët komunal të cilët i kanë marrë masat që i tërë materiali i hedhur të kthehet në vendin ku ka qenë më parë dhe i cili do të jetë nën kontroll të vazhdueshëm të inspektorëve. Pastrimi i terrenit po vazhdon edhe sot. Ndaj dy punëtorëve të cilët i ka identifikuar policia është iniciuar rasti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe ndotje të ambientit. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje