Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Arbanë-Prizren, 04 gusht
Në orët e mbrëmjes, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Aziz Kelmendi” një person është plagosur me armë zjarri. Njësite të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes por edhe në Emergjencën e spitalit rajonal për t’u informuar për rastin. Pas hetimeve fillestare bëhet me dije se i dyshuari kishte shti me pushkë gjahu me qellim që t’i vras disa qenë endacak që po i rrezikonin fëmijët në oborrin e tij, mirëpo, aksidentalisht një saçmë e ka ndërruar kahen dhe e ka goditur në zog të këmbës fqinjin e tij të cilin e ka nip. Sipas raporteve mjekësore lëndimi është i lehtë. Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e te dyshuarit për 48 orë 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje