-Rreth orës 19:40 minuta, Policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në oborrin e një shtëpie në rrugën “Raguza” është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit. Njësitet policore të cilat kanë reaguar e kanë konfirmuar rastin dhe kanë sqaruar se kishte ndodhur një mosmarrëveshje në mes të dy personave, tanimë të dyshuar, për cilësinë dhe çmimin e një porosie për qepjen e një ulëseje prej lëkure për motoçikletë. Njëri nga të dyshuarit, nën ndikim të alkoolit i ka shkaktuar dëm në pasuri të dyshuarit tjetër me ç’ rast ia ka thye pesë xhama të automjetit “Jeep Landrover” , dritat elektrike të oborrit dhe fasadën e shtëpisë. I revoltuar nga skena e krijuar, i dyshuari i dytë, e kishte nxjerr nga brezi një revolver të llojit “Magnum” dhe kishte shtënë në ajër me ç’ rast ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm. Lidhur me ngjarjen policia i ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar revolverin me pesë fishekë dhe një gëzhojë. Është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuarit të ndalën në mbajtje për 48 orë.