Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Struzhje-Prizren,18 gusht
Me datën 18 gusht, në orët e pasdites, katër shokë:Lendrim D.; Matej K.;Daniell D dhe Shpetim Sh. janë marrë vesh për të dalë së bashku në teferiç tek “Shtëpia e Malorëve” afër fshatit Struzhje, në bjeshkë mbi qytetin e Prizrenit. Rreth orës 23:40 minuta të njëjtit kishin arritur tek vendi i preferuar i tyre, ndërkaq kishin vërejtur se në Shtëpi kishte banorë. Pas pak, ata kanë tentuar që të vendosën në një nga dhomat e shtëpisë mirëpo kjo nuk kishte qenë e mundur dhe në shenjë zemërimi të njëjtit kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të pa ditur me ç’rast e kanë frikësuar familjen që ndodhej në atë shtëpi. Për fat të mirë në teferiç, pak më tej ndodhej edhe një grup tjetër pushuesish të cilët janë shqetësuar nga krismat e mesnatës dhe menjëherë kanë informuar policinë. Për në vendin e ngjarjes janë nisur një patrullë nga Njësia për Reagim të Shpejtë; dy patrulla nga Stacioni Policor i Prizrenit dhe një patrullë nga Policia e Sredskës të cilët shumë shpejt kanë arritur që t’i gjejnë të dyshuarit dhe ta sekuestrojnë një kallashnikov me 91 fishekë. Pas sjelljes së të dyshuarve në objektet policore, është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimet mbi ndalimin e katër shokëve të dyshuar. Arma dhe municioni luftarak do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje