Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shitje, blerje, posedim, shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike

 

Prishtinë, 2 dhjetor 2015

Me datën 1 dhjetor 2015, rreth orës 22.40, në një fshat të Gjakovës që shtrihet në brezin kufitar, zyrtarët policorë të caktuar me detyrë në monitorimin e kamerave të kufirit, në vijën e gjelbër kanë vërejtur një person i cili dyshohej se kontrabandonte mallra të ndryshme të vendosura në thasë. 

Patrulla kufitare menjëherë ka koordinuar veprimet në terren për të parandaluar kontrabandimin dhe njeherit për të arrestuar dhe konfiskuar mallrat e dyshuara si të kontrabanduara.

Oficerët policorë gjatë veprimeve hetimore dhe kontrollit të ushtruar në teren kanë gjetur dhe konfiskuar dy thasë me ngjyrë të zezë të fshehur në një shkurre, ndërsa personi i dyshuar është në kërkim të Policisë.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet rajonale, njësia e krimteknikës nga DRP-Gjakovë si dhe njësia e antidrogës nga DRP Gjakovë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme policore.

Pas hetimeve të para dyshohet se thasët ishin të mbushur me substancë narkotike e llojit marihuanë.

Rasti i kompletuar u është dorëzuar  njësisë së hetimeve rajonale të DRPK-së, për të vazhduar me hetime të mëtutjeshme për person/at e përfshirë në këtë rast dhe sasinë e substancës narkotike.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Me respekt
Zyra për Informim e PK-se

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje