Mitrovicë, 13 Korrik 2022
Me datë 12.07.2022, qytetarja F.B, nga Mitrovica kishte gjetur një bankënotë të parave në sheshin ,,Mehë Uka“ në Mitrovicë, të cilën bankënotë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë me datë 13.07.2022.
Meqenëse me paratë e gjetura nuk ka pasur ndonjë dokumentacion, policia është duke bërë përpjekje për identifikimin e pronarit të parave të humbura dhe kthimin e parave pronarit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetaren për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm i cili veprim paraqet shembull për raste të tilla.