Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shantazh

Kuk-Dragash, 29 gusht
Pak pas mesnatës, hetuesit rajonalë në bashkëpunim edhe me njësitë e tjera operative, kanë arrestuar dy persona të gjinisë mashkullore në fshatin Kuk të Dragashit, sepse ekzistonte dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë konsumuar elemente të veprës penale të shantazhit. Sipas raporteve hetimore, thuhet se njëri nga të dyshuarit i kishte shkruar viktimës në “Facebook” dhe ishte paraqitur si femër duke tentuar ta joshte seksualisht. Pas disa bisedave i dyshuari i kishte kërkuar viktimës 800 euro para në dorë ose në të kundërtën do t’i bënte publike bisedat komprometuese. Lidhur me këtë, viktima ka kërkuar ndihmën e policisë, të cilët, pasi e kanë njoftuar prokurorin e shtetit, kanë marrë pëlqimin edhe të gjyqtarit të procedurës paraprake. Të dyshuarit pasi janë mbajtur nën vëzhgim, janë arrestuar gjatë marrjes së parave në vendin ku ishte caktuar nga ana e tyre. Policia ka kryer bastisje në dy shtëpi, me ç’rast janë sekuestruar një kompjuter dhe pesë telefonë celularë me të cilët dyshohet të jetë kryer vepra penale. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje