Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shantazh

 22.5.2014 Ferizaj -Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, e kanë arrestuar Ahmet E. (29 vjeçar) nën dyshimin e bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të ‘shantazhit’ ndaj viktimës femër (28 vjeçare). Hetuesit policorë, të dyshuarin e kanë kapur në flagrancë, derisa po i merrte viktimës 1 mijë euro para, në një lokacion në qytetin e Ferizajt. Për një javë rresht, i dyshuari, përmes mesazheve nga telefoni celular, në mënyrë sistematike e kishte kërcënuar viktimën, se do ta publikonte një videoincizim, po qe se ajo nuk do t’i paguante shumën e përmendur prej 1 mijë eurosh. Të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit. Gjatë intervistimit, i dyshuari i ka pranuar veprimet e tij dhe në hollësi i ka shpjeguar ato. Me urdhër të prokurorit të shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti pas kompletimit do të procedohet në prokurori.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje