Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet substancë narkotike në Podujevë

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.
Gjatë dy ditëve të fundit nga njësite policore të stacionit të Podujevës, janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u është gjetë dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike.
Personat e dyshuar janë ndaluar në dy raste të ndara, derisa policia po kryente kontrolle rutinë.
Ndaj personave të dyshuar, janë iniciuar raste për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje