Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet substancë narkotike, arrestohet i dyshuari

Prishtinë, 15 nëntor 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.
Kësisoj, dje rreth orës 15:30, në zonën “Parku i Mançesterit” në Podujevë policia duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
I dyshuari;
E. Rr, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është arrestuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje